Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen tregtare me BE-në
Nëna biologjike e Marias, vajza e vogël e gjetur në një kamp romësh në Greqi, mund të jenë zbuluar në Bullgari.
Gruaja, që është bullgare, mendohet ta ketë sjellë në jetë vogëlushen në qytetin grek të Lamias, që ndodhet shumë pranë lokalitetit Farsala, ku vajza me flokë të verdhë u gjet javën e kaluar.
E ëma është identifikuar si Sasha Ruseva, 35 vjeç, nënë e 10 fëmijëve, me origjinë nga Burgasi, një qytet bullgar që shtrihet në detin e Zi.
Zonja Ruseva aktualisht është në pritje të testit të ADN-së për të përcaktuar nëse vajza e vogël është e bija e saj.
Zbulimi i Marias në kampin e romëve u ka dhënë shpresë prindërve të fëmijëve të rrëmbyer, përfshirë çiftit Gerry dhe Kate McCann, për të gjetur të vegjlit.
Por dokumentet sugjerojnë se zonja Ruseva mund ta ketë larguar vajzën vetë, pasi rezulton që ajo të ketë mashtruar në dokumentet e regjistrimit, që do të thotë se e vogla nuk është regjistruar kurrë zyrtarisht.
Dokumente nga Lamia tregojnë se Ruseva e lindi vajzën më 31 janar 2009. Bëhet fjalë për të njëjtën datë të dhënë për ditëlindjen e Marias nga çifti i romëve që u arrestua më herët gjatë muajit.
Ruseva u përpoq ta regjistronte të bijën 10 ditë pas lindjes, ndërkohë që sipas një dokumenti ajo ka thënë se ishte beqare dhe se nuk e dinte se cili ishte babai i bebes.
Top Channel