Euro-Dollar, shkëmbimi në maksimum

24/10/2013 00:00

Euro ka “fluturuar” mbi kuotën e 1.38 dollarëve duke arritur në 1.3818 në fillim të ditës së enjte, kuotë kjo më e larta e regjistruar që prej nëntorit 2011. Monedha e përbashkët evropiane ka fituar terren edhe kundrejt jenit, në nivelin 134.65.

Ndërkohë, bursat e Azisë dhe Paqësorit në pjesën më të madhe kanë pasur një hapje pozitive falë rritjes përtej parashikimeve të treguesit të manifakturës në Kinë dhe ecurisë së mirë të dollarit australian.

Ndërkohë, kanë regjistruar vetëm një gjysmë pikë ngritje ato në Tokio, Seul dhe Sidnej, ndërsa në Shangai bursa mbetet e dobët.

Përsa u përket treguesve evropianë, ata janë në rritje. Në frontin makro-ekonomik të Kontinentit të Vjetër priten ndërkohë të dhënat mbi të ardhurat nga manifaktura dhe shërbimet e tjera.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara sytë janë drejtuar tek peshorja tregtare dhe kërkesat e për punësim të të papunëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB