Spanja del nga recesioni

23/10/2013 15:35

Ekonomia spanjolle njohu rritjen e parë në më shumë se dy vjet, treguan të dhënat e Bankës Qëndrore Spanjolle, të publikuara ditën e mërkurë.

Në tremujorin e dytë të vitit, atë nga korriku në shtator, Prodhimi i Përgjithshëm Bruto njohu një rritje prej 0,1% në krahasim me semestrin e mëparshëm.

Megjithatë, PBB mbetet 1,2% më i ulët, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Spanja ka pasur nevojë për një dorëzani madhore nga Bashkimit Europian, ndërsa ekonomia është duke u përballur me vështirësi të shumta që prej goditjes nga kriza e vitit 2008.

Sipas raportit të Bankës, përmirësimi i situatës ekonomike globale është duke ndihmuar në përmirësimin e tablosë financiare në vend.

E përballur me vështirësi të shumta dhe një borxh kombëtar tepër të lartë, standarti i jetesës në Spanjë ka njohur një rënie të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit.

Vendi me 47 milionë banorë ka papunësinë e dytë më të lartë midis vendeve të BE-së pas Greqisë, me 26% të forcës aktive të papunë, statistikë që shkon në mbi 50% në grupmoshën midis 18-25 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA