Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen tregtare me BE-në Kreu i Shërbimeve Kombëtare të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, James Clapper hodhi poshtë akuzat se agjencia që ai drejton ka përgjuar qytetarët francezë.
Clapper tha se pretendimet fillimisht të “Le Monde” dhe më pas të mediave të tjera franceze se “gjoja SHBA ka përgjuar rreth 70 milion telefonata në muaj”, ishin të pavërteta.
Gazeta franceze shkruan se spiunët amerikanë, përvec përgjimit të telefonatave të qytetarëve francezë, kanë përgjuar edhe diplomatët e Parisit në Uashington dhe në Kombet e Bashkuara.
“Artikujt e fundit të publikuara në gazetën franceze ‘Le Monde’, përmbajnë informacion të pavërtetë në lidhje me aktivitetin e shërbimeve të jashtme të inteligjencës amerikane”, thuhet në një deklaratë të Clapper të shpërndarë për mediat ditën e martë.
Më tej, shefi i inteligjencës së brendshme amerikane mohon përgjimin e qytetarëve francezë.
“Zërat se Agjencia Kombëtare e Sigurisë ka përgjuar dhe grumbulluar rreth 70 milion telefonata të qytetarëve francezë, janë të pavërteta”, thuhet në deklaratë.
Por në deklaratën e Clapper nuk përmendet në asnjë fjalë artikulli i “Le Monde” mbi përgjimin e diplomatëve francezë në Uashington dhe në Kombet e Bashkuara. Gazeta franceze shkruan se për të realizuar këto përgjime është përdorur një teknologji e avancuar e përgjimeve në distancë.
Skandali i përgjimeve të NSA-së shpërtheu në ditët e fundit të javës së kaluar, ku në dokumentat e bëra publike nga Eduard Snouden, përshkruhet se si përgjoheshin qytetarët francezë.
Top Channel