INTERPOL-i lëshoi një apel publik ndaj të gjithë vendeve anëtare që të vendosin në dispozicion të gjitha dosjet e tyre kombëtare të personave të humbur, në një përpjekje për të identifikuar prindërit e vërtetë të vajzës 6-vjeçare të gjetur në një kamp romësh në Greqi.
Sipas çiftit rom që kujdesej për të, prindërit e vërtetë ia kishin dhënë vajzën atyre pas lindjes për shkak të pamundësisë ekonomike për ta rritur.
Megjithatë, ekzistojnë dyshime se ata janë të përfshirë në një rrjet të trafikimit të qënieve njerëzore dhe për momentin ata mbeten në arrest me burg.
Shqyrtimi i të dhënave të INTERPOL-it mbi personat e humbur nuk mundi të hapte asnjë pistë hetimi pasi nuk u identifikua asnjë prind potencial për vajzën.
“Morëm të dhënat gjenetike të vajzës nga autoritetet greke dhe i krahasuam me “database” tonë, por nuk patëm asnjë përputhje”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i “Interpol”-it, Ronald Noble.
Ndonëse INTERPOL-i ka një “database” të gjerë të personave të humbur, jo të gjithë dosjet e vendeve pjestare janë në dispozicion të policisë ndërkombëtare.
Top Channel