Katini, Gjykata Europiane fajëson Rusinë

21/10/2013 15:45

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut fajësoi Rusinë për mospasjen e një justifikimi të pranueshëm për moshapjen e dosjeve sekrete që i përkasin masakrës së Katinit.

Në një prej krimeve më famëkeqe të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik ekzekutoi në Katin në vitin 1940 mbi 20 mijë oficerë polakë, me urdhër direkt të Stalinit që besonte se duke privuar Poloninë nga elita e saj ushtarake do ta kishte më të lehtë të komandonte vendin pas lufte.

Ndonëse Rusia pranoi krimin dhe kërkoi ndjesë pas rënies së komunizmit, Gjykata Europiane vërejti se Moska nuk ka bashkëpunuar tërësisht në publikimin e dosjeve që do të ndihmon në zbardhjen e plotë të këtij krimi.

Pavarësisht vëzhgimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ajo nuk ka juridiksion mbi drejtësinë ruse dhe nuk mund të kërkojë rihapje të dosjeve të caktuara.

Hetimi i gjykatës nisi pasi 15 familjarë të viktimave ngritën një padi ndaj shtetit rus, për moszbatimin të marrëveshjeve mbi bashkëpunimin në hetimin e kësaj ngjarje.

Katini konsiderohet për polakët si një prej vendeve ku është shkruar faqja më e trishtë e historisë së tyre popullore, edhe sepse ai është vendi i një tragjedie të dytë, pasi pranë tij u rrëzua avioni i presidentit Lech Kaczynski, i cili udhëtonte për të nderuar viktimat në përvjetorin e masakrës.

Në atë aksident të 10 Prillit 2010, përveç presidentit mbetën të vrarë të gjithë udhëtarët e tjerë të avionit, midis të cilëve edhe disa gjeneralë të lartë, ministra apo deputetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA