Mazzarri, i nxehur me argjentinasit

18/10/2013 00:00

Gjashtë orë vonesë dhe Mazzarri është tërbuar. Argjentinasit Palacio, Campagnaro dhe Icardi nuk janë kthyer në kohë për stërvitjen e së enjtes dhe trajneri i Interit nuk e ka pritur mirë këtë gjë.

Gjithsesi, Mazzarri do i fusë në fushë dy të parët ndaj Torinos pasi i konsideron si të pazëvendësueshëm në Interin aktual.

Vazhdon të ketë probleme Ricky Alvarez, i cili ka dhembje në kaviljen e majtë dhe maksimumi do të rekuperohet për t’u ulur në stol. Pritet që argjentinasi të zëvendësohet nga Kovacic.

I rekuperuar Jonathan, i cili do të luajë si gjithmonë në krahun e djathtë, ndërsa mesfusha do të përbëhet sërish nga treshja Cambiasso-Guarin-Taider.

Ndeshja Torino-Inter do të luhet të dielën në orën 20:45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA