Premiera e dansit italian

17/10/2013 00:00

Është shfaqur me sukses në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të
Durrësit premiera “Elsa”, një bashkëpunim i dy kompanive italiane të
dansit kontemporan Asmed & Adarte.

Kjo ishte shfaqja e fundit për muajin tetor, pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Dansit Modern dhe Ndërkombëtar që zhvillohet prej vitesh në Shqipëri nën organizimin dhe drejtimin artistik të koreografit Gjergj Prevazi.

Premiera absolute “Elsa” vjen si një bashkëpunim dhe kërkim koreografik në dy imazhe të ndryshme, nga dy koreografet Francesca Lettieri dhe Paola Vezzosi, mbi një subjekt dhe me të njëjtët kërcimtarë.  Shfaqja, një realizim femëror në ide, regji, koreografi dhe kostumografi, është një homazh artistik për stilisten provokative Elsa Shapareli të fillimshekullit të kaluar. Ajo u ndoq me interes nga të pranishmit në sallën e teatrit të Durrësit.

Top Channel