
“Unë jam një personazh publik dhe i di rregullat e lojës, por fëmijët e mi nuk meritojnë të përndiqen nga fotografët. Thashethemet për mua ata i dëgjojnë nga shokët e klasës. Dëgjojnë që jam sëmurë, që po divorcohem, që jam homoseksual… Kam vendosur të flas vetëm për të mbrojtur fëmijët e mi.”
Më shumë se një intervistë, duken një “shfryrje” deklaratat e Raul Bovës për revistën ‘Vanity Fair’. Aktori italian vendos të sqarojë gjithçka, duke filluar nga zërat e divorcit nga Chiara Giordano, bashkëshortja e tij prej 13 vitesh. Ai pranon që po ndahen.
“Unë dhe Chiara kemi ndryshuar shumë. Ndryshimi ndonjëherë të bashkon e ndonjëherë jo. Ne të dy nuk po kuptoheshim më. Kriza ka nisur para tre vitesh dhe vendosëm që të ndahemi”, theksoi Raul Bova, i cili sqaroi edhe se i pëlqejnë vetëm femrat.
“Nëse do të isha homo, do e pranoja pa problem, por më pëlqejnë femrat. Gjithsesi, nuk e kuptoj këtë detyrim për të dalë hapur, për t’u justifikuar”, tha 42-vjeçari.
Top Channel