
Ikona e bukurisë kinematografike, Marilyn Monroe, duket të mos ketë qenë aq shumë natyrale sa imazhi i krijuar për të.
Sipas kirugut plastik Norman leaf, Monroe ka kryer një ndërhyrje në hundë dhe një tjetër në mjekër për të përmirësuar imazhin. Ishin vitet ‘50 kur artistja ka bërë këto ndërhyrje, ndërkohë që mësohet se kartela klinike e Monroe do të dalë në shitje në një panair të organziuar në Beverli Hills, i cili do të mbahet në datat 9 dhe 10 nëntor. Cmimi fillestar i kartelës mësohet të jetë 15-20 mijë dollarë.
Në paketë, veç kartelës, do të jetë gjithashtu edhe radiografia e kockave të fytyrës së saj, të cilat datojnë të jenë bërë në vitin 1962, dy muaj para vdekjes së saj. Kirugu plastik ka shkruar gjithçka në një ditar të tij, sipas të cilit Marilyn ishte paciente e rregullt për 12 vite me radhë.
Kirurgu ka shkruar se aktorja ankohej së tepërmi për deformimin e saj në mjekër, arsye kjo që e çoi të bënte ndërhyrjen.
Top Channel