Koncerti i dytë dhe i fundit “Gianni Morandi – Live in Arena” u transmetua në “Canale 5” dhe pa të ngjiteshin në skenë të ftuar të mëdhenj.
Checco Zalone ka prezantuar filmin “Diell me shi”, që do të dalë më 31 tetor, Gianni ka dueluar fillimisht me Rita Pavone, duke shfaqur këngët historike të karrierës së tyre, e më pas i erdhi radha Cher, e vlerësuar me Oscar, në “Bang Bang, (fëmija më qëlloi përtokë)”.
Një moment emocionues dhe i përlotur për Gianni-n, ishte ai kur këndoi me të birin, Marco, “Miku im”.
Koncerti i dytë ishte i pasur me të ftuar dhe ndër momentet më të arrira ishte dalja e 3 artisteve femra së bashku me Gianni-n në skenë: Amii Stewart “Falemnderit sepse”, Nina Zilli “Fol më ngadalë” dhe Noemi “Më thuaj me kë je tani”.
Cher u prezantua me këngën “Bang Bang”, më pas si fituese e çmimit Oscar këndoi singëllin “Bota e Femrës”, pjesë e albumit të fundit “Pranë së vërtetës”, e shoqëruar edhe me trupën e baletit.
Në fund të koncertit, këngëtari italian këndoi nën tingujt e kitares një seri suksesesh të tij, “Një botë me dashuri”, “Këngë të stonuara”, “Më shtrëngo duart”, për ta mbyllur më pas me “Në dashuri” së bashku me Bianca Atzei.
“Bie shi”, e kënduar bashkarisht me publikun, shënoi edhe mbylljen e eventit të Morandit dhe “Canale 5”.
Top Channel