
Në rrjetin televiziv amerikan NBC ka nisur seriali i ri i titulluar “The Blacklist” (lista e zezë), që trajton ndërthurjen mes kriminalitetit “smart” dhe aferave politike.
Protagonist i filmit është aktori James Spider në petkun e Raymond Reddington, një ndër kriminelët më të kërkuar në rang botëror.
Reddington vetëdorëzohet në FBI duke ofruar informacione për çdo person me të cilin ka punuar, me kushtin e vetëm që të kontaktojë me agjenten fillestare Elizabeth Keen, interpretuar nga Megan Boone.
Seriali është një ndërthurje mes thrillerit, aksionit dhe spiunazhit, ku veç politikanëve të korruptuar nuk mungojnë gangsterrët dhe terroristët, emrat e të cilëve janë në “listën e zezë”.
Aktori James Spider para këtij seriali, që në seritë e para ka kapur shikime maksimale, mbahet mend për rolin e avokatit cinik në serinë tjetër televizive “Bostons Legal”.
Top Channel