Knightley nxjerr në shitje shtëpinë në Londër

08/10/2013 00:00

Aktorja angleze Keira Knightley ka nxjerrë në shitje apartamentin e saj
në lagjen East End të Londrës, bëjnë të ditur tabloidet britanike.

Çmimi i vendosur nga protagonistja kryesore femër e “Piratët e Karaibeve” është 3 milionë stërlina, ose 3 milionë e gjysmë euro.

Nga fotot e publikuara online duket se apartamenti, pavarësisht mundësive financiare të Knightley, anon më shumë nga thjeshtësia sesa nga luksi.

Mobiljet janë të thjeshta, të stilit tipik anglez dhe në disa dhoma të shtëpisë bie në sy rrëmuja, kryesisht rroba të hedhura andej-këndej.

Një tjetër dallues është edhe prania e një vaske në dhomën e gjumit të aktores, si dhe një kopësht i lënë pas dore.

Knightley do të shfaqet së shpejti në ekranet e kinemasë me filmin “Shadow Recruit”, ku interpreton bashkëshorten e një agjenti të CIA-s, interpretuar nga Chris Pine, që shkon me mision në Rusi.

Top Channel