
Pasditja e së hënës do të sjellë në ekranin e Top Channel një ‘game
show’ të ri nën titullin “Për vete”. Producentja e këtij formati Belioza
Çoku prezanton veçantinë e tij, ku protagonistë do të jenë vetë
konkurrentët.
“Forma për të komunikuar me publikun nëpërmjet këtij zhanri shfaq gjithnjë interes, sepse edhe mund të merret informacion, mund të krahasohen njohuritë dhe njëkohësisht sjell edhe argëtim. Ndryshe nga “Tjetri”, në ‘game show-n’ “Për vete”, konkurrentët nuk e ndajnë protagonizmin e tyre me personazhe të posaçëm, si për shembull, Shkencetari apo Turistja. Këtë vit protagonistë kryesorë janë vetëm ata, konkurrentët”, thotë Çoku.
Producentja thotë se drejtimi i këtij formati i është besuar moderatorit Edi Oga, i cili vjen me një eksperiencë të pasur televizive, ndërsa loja do të jetë shumë ndryshe, një risi për ekranet shqiptare. Por krahas argëtimit dhe protagonizmit, ajo që do të nxisë konkurrentët të bëhen pjesë e këtij formati televiziv do të jetë padyshim edhe vlera monetare që ata do të mund të fitojnë. Shumë maksimale e vënë në dispozicion të tyre do të jetë plot 11 milionë lekë të vjetra.
“Unë them që sonte do të kenë më shumë mundësi për ta parë se si funksionon vërtetë ky 100-sekondëshi i fundit dhe final i ndarjes së parave, që është vërtetë shumë intrigues, është shumë interesant”, thotë Coku.
Cdokush që ka brenda tij shpirtin e garës dhe konkurrencës mund të bëhet pjesë e këtij formati, duke aplikuar ketu ose duke u paraqitur prane redaksise se gazetes “Shqip” per te terhequr formularin e aplikimit dhe per t’u bere pjese e ketij ‘game show’.
Top Channel