Mesazhi i Nicole Scherzinger, transmetuar në një talent-show britanik i ngjashëm me “The Voice”, kishte si qëllim që të afronte të interesuarit që të merrnin pjesë në program dhe të punonin me të.
Megjithatë, pak do të kenë dëgjuar përmbajtjen e videos, në të cilën 35-vjeçarja shfaqi linjat e saj të mrekullueshme.
E filmuar në Antigua, video e gjykatëses me bikini të bënte tërësisht për vete mes bukurive te ishullit te Karaibeve dhe gjykateses sexy, ndërsa më shumë se sa vetë spektaklit, i bënte reklamë këngëtares së famshme.
Njëkohësisht, transmetimi mund të ketë qenë i vështirë për t’u ndjekur prej Lewis Hamilton, pilotit të Mercedes, i cili nuk kishte kohë të mjaftueshme për të mbajtur në këmbë lidhjen e tij me Scherzinger pas katër vitesh së bashku.
Top Channel