
Hugh Jackman është i njohur për fansat e kinemasë aksion për interpretimin e Wolverine në sagën e filmave ‘X-Men’ dhe në një intervistë për revistën ‘Manhattan’ aktori australian zbuloi sakrificat që bën për të pasur një trup muskuloz që i përshtatet personazhit, rolin e të cilit e luan që nga viti 2000.
“Aktualisht nuk kam fare energji pasi po mbaj një dietë pa karbohidrate dhe me shumë pak kalori në mënyrë që të jem sa më i tonifikuar, por në të njëjtën kohë bëj palestër. Gjithë kohës dua të fle pasi po mbaj një regjim brutal”, deklaroi 44-vjeçari.
Kur përgatitet për një rol, Hugh pranon se stërvitet edhe më shumë se zakonisht: “Për filma aksion si ‘Wolverine’ lodhem jashtë mase, por duke qenë se e kam interpretuar shumë herë këtë personazh, tashmë jam mësuar.”
Top Channel