Chris Brown: Tashmë jam më i pjekur
05/10/2013 00:00
Chris Brown do të mbahet mend gjithmonë për rrahjen e Rihanës katër vite më parë dhe në një intervistë për ‘The Guardian’, reperi amerikan e përkufizoi atë “incident” si një sinjal të qartë për tu “zgjuar”.
“Pas asaj ngjarjeje, e kuptova që nuk duhej të sillesha më si adoleshent dhe si i çmendur”, deklaroi 24-vjeçari, i cili shtoi se nuk është aspak njeri i dhunshëm.
“Nëse do të flisni me të gjitha të dashurat e mia, do të kuptoni që jam zënë, por kurrë nuk kam kaluar në dhunë.”
“Kam mësuar nga ngjarja e para katër viteve dhe jam rritur shumë nga ajo periudhë. Gjithashtu kam kuptuar se kush janë miqtë e mi të vërtetë”, theksoi Brown.
Top Channel