
Historia e ndërprerjes së llogarisë bankare të Ambasadës Shqiptarë në
Londër me një nga bankat më të mëdha në botë dhe më të madhen në
Britani, HSBC nuk është rezultat i marrëdhënieve saj me Ambasadën
Shqiptare, por i problemeve që banka vetë ka patur dhe që në një moment
të caktuar, ajo ka vendosur të heqë dorë nga llogaritë bankare të 40
ambasadave, ndër të cilat, ajo e Vatikanit, Lituanisë,
Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, Mongolisë,
Armenisë, Nigerisë etj.
Sic ka njoftuar edhe media britanike, Shtetet e Bashkuara kane gjobitur kete banke me 1. 4 milirde euro vitin e kaluar, pas pretendimveve per pastrim parash, qe thuhet te behej nga kartetlet meksikane te droges, terroriste dhe Irani.
Pas interesimit te Top Channel, ambasadori shqiptar në Londer Mal Berisha shpjegon se ”problemi ka qene shume i komplikuar, pasi ‘Foreing Office’ pretendon se çeshtja e Marredhenieve te ambasadave me bankat eshte krejt private dhe komerciale dhe nuk mund te nderhyhet ne pavaresine e bankave private, nderkohe qe Britania nuk ka banke shteti. Kjo ne konceptin britanik mund te jete e drejte, por ne ate shqiptar tingellon si i cuditshem.”
Sipas rekomandimeve te Ministrise se Jashtme britanike, kjo çeshtje duhej te zgjidhet me Banken Kombetare Shqiptare. Pas shume takimeve ne Tirane, por edhe me perpjekjet e parreshtura dhe fale nje lidhje shume te forte te ish-konsullit te Nderit te Shqiperise ne Britani z. Aleksander Duma, i biri i diplomatit te njohur te kohes se Mbreterise z, Dervish Duma, Ambasada shqiptare e ka hapur llogarine me Banken ”Metro Bank”, nje banke amerikano – kanadeze.
Mesohet se as ambasadori, as stafi nuk kane probleme me llogarite personale ne banken NATWEST. Nje pjese a ambasadave te huaja ne Londer te prekura nga ky vendim i bankes HSBC, e kane zgjidhur kete probleme me dege bankash te tyre ose per shkak se jane anëtare te Bashkimit Evropian per vende si Kroacia, Sllovenia apo Lituania.
Top Channel