“Ushtari” Brad Pitt
04/10/2013 00:00
Brad Pitt i është rikthyer xhirimeve të filmit ‘Fury’ në Oxfordshire të Anglisë. Aktori i famshëm hollivudian ka xhiruar skenat e radhës i hipur në tank pasi ky film do të tregojë një histori nga Lufta e Dytë Botërore.
Në sheshxhirim është parë edhe Shia LeBeouf, i famshëm për interpretimin e tij në sagën ‘Transformers’.
‘Fury’, filmi që do të shfaqet për herë të parë në nëntor të vitit 2014, tregon historinë e një ekuipazhi të një tanku që përfshihet në një mision të rrezikshëm në javët e fundit të luftës.
David Ayer është regjisori dhe skenaristi i filmit.
Top Channel