
Ledion Liço do te jete per te tretin vit prezantuesi i ‘The Voice of
Albania’. Ne kete interviste ai flet per eksperiencen e tij ne ‘Voice’,
raportet me konkurrentet dhe te rejat e ketij sezoni.
-Ledion, Si do ta pershkruaje edicionin e kaluar? Cfare vjen ndryshe kete vit?
Ledion Liço: Do ta pershkruaja si jashtezakonisht te arrire. Shume me te pjekur se i pari, me elemente te cilet ngelen me gjate ne mendjen e njerzve dhe fituan dashurine e tyre ne mase me te madhe. Dhe njesoj si ne ‘The Voice 1’ arriti te nxirrte emra qe jam i bindur se do t’i degjojme shpesh ne te ardhmen, muzika e te cileve do te na beje mire, shume mire.
-Si e shikon ardhjen e Aurela Gaces ?
Ledion Liço: Mua, mbase edhe per shkak te moshes me pelqen Aurela e para ‘Origjinale’, kjo sa i takon muzikes. Sa i takon mundesise dhe talentit te saj per te perballuar nje shoë te kesaj natyre jam shume i bindur se do te arrije te mbushe kepucet qe la pas Miriam Cani, nje artiste qe solli moderim dhe elegance qofte edhe ne menyren se si duhet te flitet ne televizion. Karakteri i saj prej vlonjateje do te beje qe ‘lufta’ per zerat te ashpersohet mes trajnereve. Padiskutim qe, ka nje rifreskim ne komunikim me ardhjen e saj. Uroj te mirepritet nga publiku po aq sa edhe nga stafi.
-Si jane raportet qe krijohen mes teje dhe konkurrenteve?
Ledion Liço: Ne fazen e pare te spektaklit, jane ende siperfaqesore sepse une i njoh aty. Nuk e di kush jane, nga vijne, si dhe cfare kendojne. Jam gjithmone ne anen e tyre dhe shpesh edhe kunder vendimeve te trajnereve kjo sepse, ndonjehere, emocionet pengojne edhe me te mirin prej tyre. Mundohem ti ngushelloj sa me shume qe mundem… pastaj, me kalimin e fazave njihem me shume me ta por gjithmone, duke mbajtur nje lloj distance. Kjo sepse, ne ‘The Voice’ roli im eshte ai i ekulibristit dhe mundohem te jem sa me pak emocional,duke menaxhuar kengetaret, trajneret, dhe interesin e publikut. Nga brenda, kam te preferuarit e mi per te cilet natyrisht, kur nuk ecin me tej me qan zemra dhe mundohem ti mbeshtes edhe me vone. Por, zgjedhjet e trajnereve te pakten deri me tani, kane qene ne 90% te rasteve shume te kujdeshme per te kaluar vertet me te merituarin.
-Ke mundur te degjosh ndonje ze paraprakisht?
Ledion Liço: Per shkak te punes time ne radio dhe televizion, njoh ata individe qe nuk e kane heren e pare ne skene. Kete vit ka disa syresh dhe me besoni, nuk jane hic keq, perkundrazi!
-Si e shikon mundesine qe ofron ‘ The Voice’ per keta te rinj dhe te reja?
Ledion Liço: E shikoj nje mundesi reale per te qene ne syrin e publikut shume me te madh ne numer, te pakrahasueshem me ate te nje videoklipi apo koncerti. Eshte nje shans qe te jepet per te mesuar se si punohet ne ate qe ne e kemi gjene me te afert me industrine muzikore. Nje shkolle ose nje kurs per te permiresuar aftesite vokale dhe jo vetem. Eshte nje spunto per te kuptuar se sa vlen, se sa shume duhesh dhe sa sa mund te arrish edhe pas ‘The Voice’ me vullnet, (pak) mbeshtetje dhe shume durim.
-Çfare mund te themi per publikun sa i takon ndonje surprize?
Ledion Liço: Publiku i rrjetit kete edicion do t’i zbuloje gjerat shume me para atij te televizionit, keshtu qe kthehuni ketu miq, nuk do te zhgenjeheni! Do te shihemi se shpejti! Paci fat!
Top Channel