Me kërcimet e saj ekstravagante dhe zhveshjen gjithmonë e më të plotë, Miley Cyrus nuk është duke krijuar vetëm një rast që ka përfshirë të gjithë debatin e mediave rozë në këtë moment, por një trend të vërtetë në botën e muzikës.
Ndërsa shembullin e Miley e ndjek Rihanna në videoklipin e saj të fundit dhe në disa imazhe të postuara prej saj në një rrjet shoqëror më parë gjatë javës, tashmë edhe një artiste tjetër merr këtë shembull, Kesha.
Këngëtarja 26-vjeçarja publikoi një seri imazhesh në llogarinë e saj në “Instagram”, shumë prej të cilave përmbajnë elementë aq të fortë seksualë, sa që u censuruan nga shumica e mediave botërore.
Në një prej fotove të përqendruara në vetëm në të pasmet e saj, Kesha identifikonte në mënyrë vulgare këtë pjesë me një fjalë të vetme, ndërsa natyrshëm, ngjashmëritë me rastin e Cyrus e bëjnë këngëtaren të shndërrohet në një rast të ri “çmendurie” të papritur, në botën e “show-bizz”.
Top Channel