Një kishe iu vu flaka në qytetin port të Mombasës, në Kenia, gjatë protestave pas vrasjes së një kleriku mysliman një ditë më parë.
Ibrahim “Rogo” Omar, një prej imamëve më të respektuar të qytetit u qëllua së bashku me tre persona ndërsa ishte duke u kthyer në banesën e tij.
Kenia është ende duke u rikuperuar nga tronditja që shkaktoi pengmarrja e qindra personave në një qendër tregëtare nga militantë të grupit terrorist somalez të Al-Shababit, më parë gjatë shtatorit.
Dhjetëra nga pengjet u vranë në pengmarrjen disa-ditëshe që përfundoi me ndërhyrjen e forcave speciale keniane.
Vrasja e Omarit është e ngjashme me atë të Aboud Rogo Mohammed, një tjetër klerik i qëlluar për vdekje një vit më parë në Mombasa.
Kjo vrasja ngjalli gjithashtu trazira të mëdha në qytet dhe disa ditë protestash nga ana e besimtarëve myslimanë, gjatë të cilave disa persona mbetën të vrarë.
Top Channel