Juliane Moore, yll në “Walk of Fame”

04/10/2013 00:00

Aktorja Juliane Moore është nderuar me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud.

Fituesja e katër çmimeve Oscar është shfaqur rrëzëllitëse gjatë ceremonisë ku u shoqërua nga bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët: vazja 11 dhe djali 15-vjeçar.

Aktorja u shpreh pas vlerësimit: “Ia dola sepse hobi im është të lexuarit. E dashuroj leximin, ndaj kam arritur deri këtu. Dashuroj të futem brenda historisë dhe kjo më çoi drejt rrugës së kinematografisë.”

Top Channel