Bar Rafaeli, plazh në tetor

04/10/2013 10:35

Ndonëse muajt e verës kanë mbetur pas, kjo nuk e pengon supermodelen Bar Rafaeli që të sfidojë temperaturat e tetorit, në një ditë të ngrohtë vjeshte.

28-vjeçarja postoi në rrjetin shoqëror “Instagram” disa imazhe të sajat, në plazhin pranë kryeqytetit Tel Avivit, në të cilat njëkohësisht Bar dëshmoi edhe një herë linjat që e kanë bërë që të konsiderohet si një prej femrave më tërheqëse në të gjithë botën.

Njëkohësisht, modelja postoi edhe një foto qesharake të sajën, në të cilën shfaqet e veshur me një kostum luani, të siguruar në një prej dyqaneve të lodrave të qytetit.

Për Bar, fillimi i tetorit është një periudhë relativisht e qetë pune, pas fushatave intensive të reklamimit në muajt e verës dhe në prag të rifillimit të punës maksimale, me fushatat e veshjeve intime për festat e fundvitit, periudhë që zgjat deri në shkurt me Shën Valentinin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA