Aguilera: Forma fizike? Prioritet kam djalin

04/10/2013 00:00

Christina Aguilera gëzon një formë fizike të admirueshme aktualisht, por vetë ajo thotë që stërvitja dhe dieta nuk janë prioritet në jetën e saj.

Këngëtarja 32-vjeçare është shprehur në një intervistë për revistën ‘Redbook’ se djali i saj 5-vjeçar është prioriteti kryesor.

“Nëse duhet të zgjedh mes stërvitjes dhe kalimit të kohës me djalin, 100% zgjedh të dytën. Edhe punën si trajnere në The Voice e lashë që të qëndroja më shumë me të”, tha Aguilera.

Top Channel