Vdekja e Jackson, promotorët dalin të pafajshëm

03/10/2013 03:10

Një gjykatë i ka dhënë pafajësinë promotorëve të koncertit të Michael Jackson, “AEG Live”, për neglizhencë në emërimin e doktorit që e vrau atë.

Familja e ish-yllit të Pop-it kërkonte 290 milionë dollarë dëmshpërblim për humbjet emocionale, shto këtu edhe një shumë të papërcaktuar për humbjet ekonomike, një shumë të cilën AEG e konsideronte “absurde”.

Doktor Conrad Murray u burgos me 4 vjet heqje lirie për vrasje të pavullnetshme, pas vdekjes së Michael Jackson në 2009-n. Ai ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare nga një mbidozë e anestetikëve kirurgjikalë. Ai pritej të mbante një seri koncertesh në Londër, për të shënuar rikthimin e tij në atë kohë.

“Nuk mund të jem më i kënaqur se sa kaq, për mënyrën se si doli në konkluzion juria gjyqësore. Ata dhanë një vendim të drejtë”, tha avokati mbrojtës i “AEG Live”, Marvin S. Putnam, pas leximit të vendimit.

Për të dhënë këtë vendim, juria prej 6 gjykatësish dhe 6 gjykatësesh u desh të kalonte përmes 5 pyetjeve kyçe me “po ose jo”, në kërkim për të kuptuar nëse AEG ishte përgjegjëse për punësimin e Murray-t në krye të ekipit mjekësor dhe për shqetësimet rreth inkompetencës së tij në punë.

Juria vendosi që “AEG Live” e punësoi Murray-n, por rezultoi se ai nuk ishte i papërshtatshëm për inkompetent për këtë detyrë që iu dha, gjë që përbënte një nga kërkesat e avokatit mbrojtës të Jackson, për të pasur sukses në padinë e bërë.

Në gjyqin civil, familja akuzoi promotorin se kishte dështuar në hetimet vetjake për ish-kardiologun. Kompania mohoi emërimin e Murray-t, duke thënë se këngëtari kishte këmbëngulur për të pasur pikërisht atë si doktor personal.

Më shumë se 50 dëshmitarë dhanë dëshmitë e tyre gjatë gjyqit, përfshi nënën e Jackson, Katherine dhe djali i tij më i madh, Prince. Conrad Murray pritet të dalë nga burgu në fund të këtij muaji, pasi ka kaluar 2 vjet dënim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA