" /> ">
Kristen Stewart numëron në karrierën e saj disa skena të nxehta, përfshi zhveshjen e pjesshme në puthjen e famshme në liqen, në episodin e katërt të “Twilight”.
Atëherë, aktori përballë saj ishte edhe i dashuri në skenën reale, Robert Pattinson.
Këtë herë, Stewart u rikthye të zhvishej për një tjetër skenë emocionuese, xhiruar brenda ujrave të ftohtë të një liqeni zviceran.
Megjithatë, 23-vjeçarja nuk ishte më përkrah ish-të dashurit apo ndonjë mashkulli, por me një bashkëprotagoniste femër, Julianne Binoche, e cila u zhvesh tërësisht në këtë skenë të filmit të ardhshëm “Sils Maria”.
Top Channel