Rihanna publikon videoklipin e ri
03/10/2013 00:00
Pasditen e së mërkurës u publikua videoklipi i këngës më të re të Rihanës (Pour It Up) dhe ashtu siç pritej, këngëtarja 25-vjeçare shfaqet pothuajse e zhveshur dhe merr poza tejet provokuese.
Rihanna i kishte përgatitur më parë fansat e saj për atë që do të shihnin në këtë videoklip me anë të disa fotove nga sheshxhirimi të postuara në Instagram.
“Mbretëresha” e pop-it ka zgjedhur të ulet në një fron të artë në këtë videoklip dhe aty merr pozicione nga më të ndryshmet, përfshirë me kokë poshtë.
Në më pak se 24 orë, ky videoklip ka marrë më shumë se 1 milionë klikime.
Top Channel