Igliesias-Kournikova drejt ndarjes

03/10/2013 00:00

Këngëtari Enrike Iglesias dhe ish tenistja Ana Kurnikovva po shkojnë drejt ndarjes. lajmi publikohet nga ‘New York Post’ sipas së cilës rusja e ka humbur durimin pasi Enrike Iglesias nuk po mendon për martesën me të pavarësisht se lidhja e tyre zgjat prej 12 vjetësh.

‘Ana është lodhur duke pritur Enriken-titullohet në artikullin e pubkilkuar nga ‘New York Post’-cifti po shkon drejt ndarjes, pasi këngëtari spanjoll ende nuk e ka vendosur nëse do të shkojë në altar me të apo jo. Ana dhe Enrike janë bashkë prej shumë vitesh dhe ish tenistja mendon se martesa nuk do të ndodhë kurrë’

Edhe në të kaluarën është folur shumë për një ndarje mes Enrike Iglesias dhe ana Kurnikovës, por cifti i kishet përgënjeshturar me forcë këto zëra. ‘Nuk kam menduar kurrë që martesa do t’i ndryshojë gjërat-deklaroir përpara pak kohësh 38 vjecari Enrike Iglesias-kjo sepse nuk e kam përjetuar mirë divorcin e prindërve të mi. Nuk besoj se për të dashur dike duhet një copë letër. Në ditët e sotme nuk është një tabu të kesh fëmijë pa u lidhur në martesë’

Top Channel