“Shkëmbimi” i hetimeve

02/10/2013 00:00

Kryeprokurori i Kosovës Ismet Kabashi dhe homologu i tij nga Shqipëria
Adriatik Llalla pas një takimi të përbashkët në Prishtinë kërkuan një
marrëveshje të re, për transferimin e lëndëve penale të shtetasve
kosovarë, të cilët kryejnë vepra penale në shtetin shqiptar dhe
anasjelltas.

“U pajtuam qe te kerkojme nga dy qeverite tona respektivisht nga ministrite e Drejtesise në Kosovë dhe në Tiranë që te nenshkruajne edhe nje memorandum bashkepunimi apo marreveshtje ndershteterore per transferimin e procedurave penale te shtetasve kosovarë për vepra të kryera në territorin e Shqipërisë, ne te cilat nuk ka te demtuar shtetas shqiptarë dhe per transferimin e veprave penale qe shtetasit e Shqiperise kryejne ne Kosovë dhe ku nuk jane te demtuar shtetasit kosovarë”, u shpreh Ismet Kabashi, kryeprokuror i Kosovës.

“Me kryeprokurorin diskutuam rreth bilancit pozitiv në këtë drejtim. Shpreh vullnetin e prokurorise shqiptare qe ky bashkepunim do te vazhdojë dhe besoj se do të jetë i frytshëm”, tha Llalla.

Me tej dy krerët e prokurorive u zotuan se do te vazhdojne bashkepunimin e tyre edhe ne të ardhmën sidomos në çështjet penale që kanë të bejnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Top Channel