Michelle Rodriguez: I kam provuar edhe femrat

02/10/2013 00:00

Michelle Rodriguez është shprehur në një intervistë për ‘Entertainment Weekly’ se nuk i pëlqejnë vetëm meshkujt, por edhe femrat.

“Unë nuk flas kurrë për jetën time private dhe njerëzit fillojnë e hamendësojnë shumë gjëra. Nuk jam shfaqur kurrë në tapetin e kuq me dikë plus që nëpër filma interpretoj femra të forta e për këtë arsye mendojnë se jam lesbike”, tha aktorja që interpreton në sagën ‘Fast & Furious’.

Gjithsesi, ajo pranoi se ka shkuar edhe me femra.

“I kam provuar edhe femrat pasi jam tip kurioz dhe nuk mund të lë asgjë pa provuar. Meshkujt më intrigojnë, por të njëjtën gjë mund të them edhe për femrat.”

Top Channel