Premiera e ‘Red 2” në kinema “Imperial

01/10/2013 00:00

Tetori do të nisë në rrjetin e kinemave “Imperial” me një premierë të zgjedhur: ‘Red 2”, një film që mbledh rreth tij emra të njohur të Hollivudit.

Frank Moses është një agjent i CIA-s, i cili tashmë ka dalë në pension, por dëshira për aventurë e nxit të vihet në lëvizje. Ai së bashku me ekipin e tij vihen në kërkim të një bombë bërthamore për të shpëtuar botën.

Për të arritur qëllimin e tyre, atyre do t’i duhet të mbijetojnë ndaj ushtrisë me atentatorë të pamëshirshëm, terroristë e zyrtarë të çmendur të qeverisë, të etur për të marrë në duart e tyre armaturën e gjeneratës së ardhshme.

Misioni do t’i çojë heronjtë e filmit në Londër, Paris e Moskë mes aventurave pa fund. Ata përpiqen të shpëtojnë botën, por edhe të mbijetojnë nga ky proces që do t’i rrezikojë edhe jetën. Humori i ndërthurur mjeshtërisht me aksionin do të vijë në “Red 2” përmes Bruce Ëillis, John Malkovich, Catherine Zeta-Jones, Anthony Hopkins, Hellen Mirren dhe shumë aktorë të zgjedhur.

Prodhimi i filmit ka kushtuar 52.9 milionë dollarë, ndërsa sa i takon kritikave, “The Guardian” shkruan se aktorët janë një grup pensionistësh në karrierë, por që së bashku arrijnë të sjellin në një mënyrë të këndshme një film aksion e komedi.

Është një film i pëlqyeshëm, e ka përkufizuar ‘The Guardian’, ndërsa “Observer” në Britaninë e Madhe shkruan se “suksesi në filmin “Red 2” qëndron në aftësinë e tij për të lejuar aktorët të kalojnë në aventura të njëpasnjëshme duke bërë që shikuesi të mbajë frymën pezull deri në përfundim të misonit”.

Top Channel