Pak muaj pas emërimit në krye të Kadastrës së Vlorës, Genc Deromema jep dorëheqjen 80 familje në fshatin Thanë të komunës Gjergjan prej një jave përballen me mungesën totale të energjisë elektrike.
Shkak i kësaj gjendjeje, sipas banorëve, është bërë vjedhja e transformatorit dhe me gjithë kërkesat e tyre pranë CEZ-Shpërndarje, problemi nuk po gjen zgjidhje.
Banorët shprehen se në zyrat e CEZ-it u është premtuar zëvendësimi i transformatorit, por deri tani nuk është bërë asgjë.
Edhe pse janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, prej 8 ditësh këta banorë vuajnë errësirën.
Të gjendur në këtë situatë dhe pa asnjë shpresë, banorët kërcënojnë me protesta. Sipas tyre, nëse defekti nuk riparohet deri në orën 17:00 të ditës së martë, do të bllokojnë aksin nacional që lidh Elbasanin me Cërrikun.
Top Channel