Eltoni: Pres të na trondisin zëra dhe emocione!

30/09/2013 00:00

Elton Deda, një prej katër trajnerëve të ‘The Voice of Albania’ tregon pritshmëritë e tij në edicionin që po troket.

-Mes atyre qe duan te jene ‘Zeri i Shqiperise’ ka shume konkurence. Mes anetareve te jurise a ka nje te tille ose nje strategji per te lehtesuar rrugen e pjestarit te ekipit?

Elton Deda: Ne, perpiqemi per barazi, jo favorizime dhe natyrisht qe tek ata qe ne mendojme se kane me shume dhunti per te vazhduar, aty edhe perqendrohemi me shume. Nese per dike mbaron gara, duhet te jete i qarte se per trajnerin aq jane mundesite e tij, dhe jo se ne ia bejme rrugen me te veshtire. Sigurisht qe, gabime mund te kete por, asnje nuk eshte perfekt.

-Ju vete, cfare prisni nga ky edicion i ‘The Voice’?

Elton Deda:
Pres qe, te na trondisin me zera dhe emocione. Si zakonisht pres qe te kalojë me sukses edhe kete here ndonje parainfarkt te mundshem.

-Aurela Gace, nje prej trajnereve, nje koment?

Elton Deda: E njoh tashme, prej shume vitesh dhe nuk me surprizon aspak fakti qe eshte ne nje panel me ne. Duke pare dimensionin e saj si artiste e kompletuar, me duket se ‘Voice’ ka fituar perseri nje personazh ideal. E rendesishme eshte qe nuk e shoh si zevendesuesen e Mirjamit, pasi, si Mirjam ashtu edhe Lela nuk mund zevendesohen.

-A keni komunikuar me Matein qe nga perfundimi i edicionit te kaluar?

Elton Deda:
Po, kam komunikuar dhe madje po shoh edhe disa mundesi qe te angazhohet ne Tirane, pasi, nuk m’u duk shume komod ne Prizren. Te shohim me vone.

-Eltonin, kur do e shohim ne skene si kengetar?

Elton Deda:
Eltonin e keni pare vazhdimisht ne ‘Voice’ si kengetar, duke kenduar me skuadrat e tij. Por, nese i referoheni se kur Eltoni do beje nje koncert,nje videoklip apo nje album, kjo varet nga impenjimet e tjera te cilat nuk jane te pakta. Gjithsesi, per ata qe e dine, Eltonin e keni cdo fundjave duke kenduar…

Top Channel