
Alma, trajnerja e cila triumfoi në sezonin e parë të ‘The Voice’ shprehet e paduruar për nisjen e edicionit të ri.
Ajo shprehet e bindur qe edhe kete vit ‘Voice’ do te nxjerre zera te mrekullueshem dhe do te jete nje spektakel i vertete.
-Alma, a je gati per kete edicion te ‘The Voice’?
Alma Bektashi: Natyrisht qe jam gati. Jam e lumtur dhe shume e emocionuar ne te njejten kohe. Mezi po pres te fillojë!
-E gjithe Shqiperia eshte prekur me ty, por tashme ne krahun tend eshte nje artiste qe njihet per te kunderten, si do jete marredhenia jote me Aurelen ne skenen e ‘The Voice’?
Alma Bektashi: Eh,… Une Aurelen kam shume kohe qe e njoh, u bene gati njezet vjet. Qe te vogla kemi marre pjese neper festivale femijesh e ne vazhdimesi ne jeten tone artistike. Pervec se, ne jemi mikesha shume te mira me njera-tjetren, ne jemi edhe kolege pune , kjo do ta beje edhe me te bukur kete edicion. Do te jete nje spektakel i vertete.
-Si do e pershkruaje edicion e dyte te ‘The Voice’ nga kendveshtrimi yt?
Alba Bektashi: Do ta pershkruaja me shume emocion dhe shume te bukur. Ka qene nje edicion i arrire do te thoja, me gjithe komponentet e vet. Kemi pasur vokale te shkelqyer dhe interpretues shume te mire qe me kane dhene emocione shume te forta. Une si natyre apasionohem shpejt ndaj nje vokali te bukur kjo vjen per arsyen se si une e studioj stilin e vokalit. Ajo qe me pelqente se tepermi, ishte fakti se sa me shume rritej shkalla e veshtirsise per ata kengetare aq me shume ata dinin se si te menaxhonin skenen te mbushur me emocione duke na dhene nje spektakel te jashtezakonshem.
-Cfare pret ne kete sezon?
Alma Bektashi: Vazhdoj gjithmone te pres zera shume te bukur, interpretime qe do te me lene pa fryme. Per mua, pjesa me e bukur dhe me emocionuese te ketij spektakli jane pikerisht, audicionet e fshehura.
-Sidriti, ndjehet fituesi ne fuqi mes anetareve te jurise. Ky mund te jete serish viti yt?
Alma Bektashi: Une e kam thene dhe vazhdoj ta perseris: Nuk eshte e rendesishme se cilit grup i takon kengetari qe do te jete fitues, eshte tek une, te Eltoni, Sidriti apo Aurela, me rendesi eshte fakti qe jane pjese e ‘The Voice’ dhe me pelqen qe ‘Voice’ gjithmone promovon zera, interpretues dhe kengetare fantastikë.
Top Channel