Kriminaliteti, rriten gjobëvëniet

29/09/2013 15:50

Shtrëngimi me anë të kanosjes me dhënie pasurie apo siç njihet ndryshe si gjobvënia po shënon rritje në fushën e kriminalitetit.

Ne ndodhemi pikërisht në Komunen e Dajtit, ku pak javë më parë katër gjobvënes, ende te pazbuluar i kërkuar nje biznesmeni që t’u linte aty shumen prej 300 mijë eurosh.

Por, pavarësisht se prokuroria dhe policia e trajuan një operacion për kapjen e tyre, ata nuk ia dolën mbanë t’i kapin autorët edhe pse gjobvënësit, nga ana e tyre nuk mundën të merrnin thesin e mbushur me euro, por një thes të mbushur me gazeta nga policia.

Ky vit ka shenuar nje rritje me tre perqind me shume se vitin e kaluar te rasteve te kallziara per gjobevenie.

Konkretisht, Gjykata e Krimeve të Rënda raporton 10 dosje nën gjykim me të pandehur që ndodhen në pritje të dhënies së drejtësise.

Ndersa 12 gjobevenie te tjera konsiderohen nen hetim, mes te cilave edhe dy gjobevenie ndaj shtetasve te huaj,  ne njerin  rast nje shtetas i Italian dhe ne nje tjeter nje kosovar me shtetesi zvicerane.

Organi i  hetimit raporton se skema e gjobvënive, pothuajse gjithmonë eshte njejte, te dyshuarit pasi blejne karta telefoni ne tregon e zi dergojne mesazhe e kercënuese nepermjet te cilave kerkojne shumat te konsiderueshme.  

Ajo qe shihet si trend nga hetuesit eshte se me se shumti  gjobvenesit njihen me shenjeshtren e tyre.

Ne disa raste ata kane qene ortake ne biznes apo me heret kane patur edhe konflikt e borxhesh.

Risia thone burimet eshte edhe perdorja e femrave si karrem ne kete kategori krimi, per kete periudhe ne tre raste te zbuara femrat jane perdorur ne gjobvenie nga partneret e tyre.

Pasi gjejne burra te martuar duke krijuar me ta me pas edhe nje raport, me pas  i shantazhojne  ata me pamjet filmike ne shkembim te te cilave kerkohen para.

Kjo skeme eshte perdorur nga gjobvenesit ne te treja rastet e zbuluara nga prokuroria.

Por, ka patur edhe raste kur nje femer eshte gjobitur nga ish-i dashuri i saj pas kercenimeve se historine e tyre te meparshme do t’ia tregonte me pamje filmike te fejuarit aktual te vajzes.

Policia ka dyshime se ne disa raste gjobveniet nuk raportohen prane organeve te hetimit duke u zgjidhur ne hestje nga i gjobituri.

Per vitin e kaluar, gjobveniet zinin 9% perqind te veprave penale ne total tek Gjykata e Krimeve te Renda, ndërsa për kete vit ato janë me rritje në 12 përqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA