Jason dhe Rosie përgënjeshtrojnë ndarjen

27/09/2013 00:00

Rosie Huntingon-Whiteley dhe Jason Statham përgënjështruan më së miri zërat për ndarjen e tyre duke publikuar një foto më afër se kurrë.

Aktori 46-vjeçar shoqëroi të dashurën e tij 26-vjeçare në festën e organizuar pas spektaklit të modës Balmain që u zhvillua të enjten në Paris. Vërtet qendrojnë 20 vite diferencë mes tyre, por çifti u duk më afër se kurrë.

Vetëm para një jave në media u përfol për një ndarje të tyre, pasi paparacët fotografuan të vetme në rrugë Rosie-n. Statham dhe modelja janë të lidhur së bashku që prej vitit 2010.

Top Channel