
Dy vite me pare, presidenti i klubit anglez te futbollit Fulham ne ate
kohe, vendosi ne qender te stadiumit me te njejtin emer statujen e
Michael Jackson. Sipas biznesmenit Mohamed Al Fayed vendosja e kesaj
statuje ishte veprimi i duhur, pasi yllii muzikes pop ishte nje fans i
klubit londinez.
Por pas dy vitesh drejtimi, Al Fayed, duket te jete terhequr dhe menaxhimi i stadiumit i ka kaluar pakistanezit Shahid Khan, i cili ka marre vendimin te largoje kete statuje nga stadiumi.
Ai ka preferuar te mos beje shume komente duke thene vetem ‘kjo eshte gjeja me e mire per klubin”. E respektoj z.Al Fayed dhe e kuptoj se qellimet e tij kane qene shume pozitive, por zhvendosja e kesaj statuje eshte gjeja e duhur qe duhet bere per klubin e futbollit te Fulhamit”.
Ne prill te vitit 2011 Mohamed Al Fayed, babai i Dodi Al Fayed, ish i dashuri i princeshes Diana, vendosi te ngrihej kjo statuje edhe pse shume fansa te Fulhamit ne ate kohe reaguan kundra ketij vendimi.
Statuja mesohet se do t’i kthehet serish pronarit te saj, Mohamed Al Fayed, i cili ishte nje mik i afert me Jackson.
Top Channel