
Filmi “Delete” i realizuar nga nje student iranian i kinematografise
mori çmimin e pare ne festivalin e filmit me metrazh te shkurter qe u
zhvillua ne Fier.
Per zëvendësambasadorin iranian Reza Pirpiran, ky festival eshte vazhdim i nje miqesie te vjeter mes Shqiperise dhe Iranit Robin Lipo studenti nga Çekia mori çmimin e dokumentarit me te mire.
Juria ishte e perbere nga emra te njohur te kinematografise evropiane. Per Radostina Neykova ky festival ishte i suksesshem. Ndarja e çmimeve u realizua ne nje mbremje ku mbizoteroi muzika fierake.
Per 6 dite ne Fier pjesemarresit ne festival paten mundesine te vizitojne edhe pikat turistike. Te pranishem ne ndarjen e çmimeve te Apollonia Student Film Festival ishin edhe figura te njohura te artit skenik si Enver Petrovci.
Top Channel