
Woody Allen, njëri prej regjisorëve më me emër të dekadave të fundit nuk di të veshë personazhet e tij.
Kështu deklaroi Cate Blanchet, protagoniste në filmin më të fundit të Allen, “Blue Jasmine”. Aktorja tregoi për revistën Vogue se si Allen kishte lënë në dorë të saj përzgjedhjen e veshjeve për personazhin që do të luante dhe kjo jo prej dëshirës, por për pamundësisë për ta vendosur vetë.
“Ai mban veshur 20 vitet e fundit të njëjtat pantallona dhe këmishë të Ralph Lauren dhe nuk ia ka idenë se një person duhet të ndryshojë veshjen në bazë të humorit, apo se si personazhet e tij duan ta paraqesin veten në pjesë të caktuara të xhirimeve”, thotë Blanchet.
Aktorja 44-vjeçare rrëfeu se si me ndihmën e stilistes Suzy Bezinger kishte zgjedhur gjithë graderobën e nevojshme për xhirimit. Pjesa më e madhe e tyre ishin sponsorizime të markave, ndërsa nuk mungojnë as veshjet “low cost”.
Filmi “Blue Jasmine” ka në qendër një një pasanike njujorkeze e cila pasi shkatërrohet financiarisht në kohët e krizës globale, udhëton drejt San Francisko për të ndenjur motra e saj e varfër.
Top Channel