Prej vitesh, Katia Elizarova është e përfshrirë në botën e modës.
Një botë e bukur, por brenda të cilës ka edhe disa elemente të paimagjinueshme për cilindo prej nesh.
“Ka njerëz që përpiqen të të çojnë në klube të caktuara për të tërhequr vëmendjen e të moshuarve të pasur”, tregoi 27-vjeçarja për “The Times”.
“Pjesa më e vështirë është për ato vajza të reja që sapo kanë nisur rrugën e modës dhe shpesh qëllojnë të punojnë për kompani që nuk i paguajnë prej muajsh. Kështu bien viktimë e shumë presioneve dhe kur të vjen një ftesë për të qenë në një festë, edhe pse 20 perversë do të shikojnë, përsëri shkon me kënaqësi pasi nuk ke më se çfarë të hash. Bota e modës mund të jetë shumë e egër për ato vajza të reja që ëndërrojnë të bëhen pjesë e saj”.
Pastaj, presioni për të qenë tejet e dobët ndonjëherë është i papërballueshëm. “Unë kam njohur vajza, që për ta shtrënguar veten që të mos të hanin, hiqnin qëllimisht dhëmbët. Është një çmenduri”, shtoi Eliza.
Top Channel