Itali, superblic anti-drogë, 48 në pranga

12/09/2013 00:00

Policia italiane ka ndërmarrë gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes
një operacion të gjerë anti-drogë, ku ishin të përfshirë edhe shumë
elementë shqiptarë.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “ANSA”, autoritetet lokale kanë lëshuar 58 urdhër-arreste, kanë arrestuar 48 korrierë në flagrancë, kanë hetuar 162 persona dhe kanë identifikuar 74 të tjerë.

Sipas burimeve, gjatë operacionit janë sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike, prej të cilave 23 heroinë e llojeve “brown sugar” dhe “rozë”, ndërsa pjesa tjetër tre kg hashash dhe 700 gramë kokainë.

Operacioni anti-drogë ishte arkitektuar nga skuadra speciale e Kuesturës së qytetit të Modenës dhe ishte koduar me emrin “Bishti”, duke iu referuar pikërisht fjalës shqiptare.

Top Channel