Një situatë e pazakontë është krijuar në qytetin bregdetar të Durrësit,
për shkak të rezistencës së një personi që nuk pranon të lirojë
apartamentin që pritet t’i kthehet pronarëve.
Policia ka bllokuar për arsye sigurie një segment rrugor, duke shkaktuar trafik të rënduar në akset e tjera të qytetit, ndërsa janë mbyllur bizneset që ndodhen në katin e parë të pallatit ku jeton 60-vjeçari.
Isuf Gjilani fillimisht ka kërcënuar se do të vetëflijohet duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, nëse përmbaruesit do të zbatojnë urdhrin ekzekutiv që e detyron familjen e tij të dalë nga shtëpia. Më pas, në gjendje të dëshpëruar ka nisur të kërcënojë punonjësit e përmbarimit dhe forcat e policisë lokale duke hedhur shishe me Molotov në drejtim të tyre.
Përpjekjet për negocim me kryefamiljarin që refuzon të largohet nga apartamenti ku jeton prej afro 45 vitesh, pasi nuk ka ku të strehohet deri tani kanë dështuar. Policia kerkoi ndihmen e reparteve te RENEA-s per te zgjidhur situaten. Pak minuta nga mberitja ne vendin e ngjarjes efektivet e RENEA-s kane bindur 60-vjeçarin te heqe dore nga rezistenca, e kane zbritur e me pas shoqeruar ate duke e zgjidhur situaten e veshtire te krijuar.
Top Channel