Sekuestrohet 1 kg kokainë, pranga 45-vjeçari

11/09/2013 00:00

Policia e Kakavijës ka mundur të sekuestrojë 1 kg kokainë të pastër që
do të trafikohej drejt Greqisë dhe ka vënë në pranga një 45-vjeçar me
akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike”.

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se droga u gjet gjatë kontrollit në makinën me targa AA 308 DR, e cila drejtohej nga 45-vjeçari Durim Gjojdeshi, i cili u arrestua nga policia.

Sipas policisë droga e paketuar u gjet e fshehur në sediljen e pasme të makinës tip “Benz” që drejtohej nga Gjojdeshi. Mësohet se 45-vjeçari nga Libofsha e Fierit do ta transportonte drogën drejt shtetit fqinj, Greqisë.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon kontrollet, pasi dyshohet për sasi tjetër droge të fshehur në makinë.

Top Channel