Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 4 vjet burg për ish- të përndjekurin
politik Perikli Shqevi, i akuzuar për plagosjen e rëndë me dashje të
shokut të tij, Gjergj Ndreca.
Në muajin shtator të vitit të kaluar, një grup ish-të përndjekurish politikë ndërmorën një grevë urie për të fituar të drejtat e tyre. Por me kalimin e kohës brenda çadrës së grevës u shënuan edhe disa incidente, siç ishte ai i aktit të djegies të Gjergj Ndrecës, për të cilin akuzohet miku i tij, Shqevi, se ishte ai personi që i vuri flakën.
Gjykata ka vendosur që në 24 shtator të japë edhe vendimin për Perikli Shqevin. Pas dhënies së pretencës, ka reaguar ish-i përndjekuri politik Skënder Tufa i cili e ka cilësuar si absurde kërkesën e Prokurorisë duke shtuar se kjo është një goditje për grevistët.
Top Channel