Tiranë, gjendet 40-vjeçarja e mbytur në liqen

07/09/2013 00:00

Një grua nga Tirana, e humbur që prej mbrëmjes së djeshme, është gjendur
e mbytur mëngjesin e sotëm në liqenin Artificial. Burime nga policia e
Tiranës bënë me dije se viktima Natasha Gjoni,40 vjeçe, u gjet nga
kalimtarë të rastit.

Forcat policie dhe polumbarët mbërritën në vendngjarje dhe bën të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë.

Gjoni ishte shpallur e zhdukur nga familjarët mbrëmjen e së premtes, ndërkohë dyshohet se ajo të jetë vetëmbytur pasi vuante nga depresioni. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel