
Para se të përballet të premten me Chelsea për Superkupën e Europës, ndeshje që do të zhvillohet në Pragë, Bayern Munchen do të zhvillojë sot ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Bundesligës, ndaj Freiburg.
Pep Guardiola nuk u ndal tek këto sfida, por tek operacioni që kreu Thiago Alcantara në kaviljen e djathtë.
“Thiago nuk do të jetë i gatshëm deri në nëntor. Do të na mungojë sepse është një lojtar i veçantë dhe i rëndësishëm për skuadrën”, deklaroi trajneri spanjoll për faqen zyrtare të klubit bavarez.
Thiago Alcantara, blerja e kësaj vere nga Barcelona, u dëmtua në fitoren 2-0 të bavarezëve ndaj Nurenberg të shtunën e kaluar.
Bayern Munchen luan sot në fushën e Freiburg në kërkim të fitores së katërt në katër ndeshjet e para të Bundesligës. Takimi do të nisë në orën 18:30.
Top Channel