“Këta gjakprishur vijojnë me…”, Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj
Kosova dhe Shqipëria do të kenë një kalendar të përbashkët vjetor
ngjarjesh kulturore. Kjo është nisma më e re e prezantuar nga
kryeministri i ardhshëm, Edi Rama teksa ka marrë pjesë në festivalin e
filmit, “Dokufest” që realizohet në Prizren.
Përmes një mesazhi në Facebook, të shoqëruar edhe me foto nga takimet që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovë Hashim Thaçi dhe ministrat kosovarë Enver Hoxhaj e Vlora Çitaku, Rama e vlerëson ‘Dokufest’ si një aktivitet kulturor me përmasa europiane i cili në vitet në vijim do të mbështetet edhe nga shteti shqiptar.
“Në Prizren me kryeministrin Thaçi me kolegë e miq, brenda kornizës së mrekullueshme të Dokufest, një aktivitet kulturor me përmasë europiane që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë. Një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare”, shkruan Rama në Facebook.
Top Channel