
Pesë persona mes të cilëve 2 fëmijë kanë mbetur të plagosur mbrëmjes e
së mërkurës në Tiranë si rezultat i dy aksidenteve të ndodhura brenda
pak minutash në kryeqytet.
Aksidenti i parë u shënua në rrugën e vjetër Vorë-Rinas, ku dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën. Për pasojë dy fëmijë mbetën të plagosur rëndë dhe u nisën menjëherë në spital. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, por mësohet së dy fëmijët të mbetur të plagosur ndodheshin në një prej mjeteve të përplasura.
Ndërkohë vetëm pak minuta më pas një tjetër aksident është shënuar në hyrje të Kamzës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy kalimtarë dhe drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar këtë aksident. Mësohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilën ai lëvizte. Kjo ka çuar në humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht ka përplasur dy kalimtarët dhe më pas ka goditur murin e një biznesi privat. Tre të plagosurit, mes tyre dhe drejtuesi i mjetit, mësohet se janë dërguar në spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.
Top Channel