Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta/ Begaj: Të zvogëlohet numri i dosjeve të mbartura! Cambell: Të krijojmë hapësirë për të shkëmbyer ide

09/06/2025 10:52

Pas 13 vjetësh, vjen në Shqipëri konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta.

Fjalën hapëse e ka mbajtur kryetari i gjykatës së lartë të Shqipërisë Sokol Sadushi, i cili foli për rëndësinë e dialogut ndërgjyqësor, shkëmbimin e praktikave dhe eksperiencat e zgjidhjeve.

Jemi këtu për të gjetur mekanizma për zgjidhje bashkëkohore, garantojmë qytetarët se nuk ka kompromis për drejtësinë. Drejtësia e vërtetë lind e zhvillohet mbi frymën e bashkëpunimit, bashkëpunim të qëndrueshëm, koherent. Rrugë e përbashkët për garantimin e së drejtës”, u shpreh ai.

David Cambell, kryetari i Gjykatës Arizona, USA, i cili ishte po ashtu pjesë e konferencës tha se “Qëllimi i konferencës është të krijojë hapësirë, për të shkëmbyer ide, zgjidhje që mund të kemi dhënë, është praktika. Eksperiencat personale të secilit janë ato që bëjnë diferencën, duke i ndarë së bashku mësojmë.”

Ndërkohë qe presidenti i Republikës Bajram Begaj, u shpreh se duhet të ketë akses të plotë dhe të barabartë për qytetarët në sistemin e drejtësisë.

Duhet të zvogëlohet numri i dosjeve të mbartura. Duhet të ketë garanci për drejtësi në kohë.

Sfidë mbeten dosjet e mbartura, por Shqipëria po ndërmerr hapa të shpejtë për anëtarësimin në ve, kjo kërkon angazhim maksimal edhe të gjyqësorit. Kam besim se kjo konferencë do na shërbejë për të mësuar nga eksperienca e njëri tjetrit”, u shpreh Presidenti i vendit.

Pjesë e takimit ishte dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili foli për sistemin e drejtësisë. Po ashtu ai u ndal te përdorimi i mjeteve digjitale, ku u shpreh “Shqipëria ka marr investimin më të madh për menaxhimin digjital të sistemit të drejtësisë. Ky investim siguron që sistemi i drejtësisë të jetë nga më modernët dhe të aksesoj në kohë reale qytetarët me drejtësinë”.

Top Channel